Skandal me subvencione në bujqësi

Të premten, emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi ekskluzivisht skandalin e Ministrisë së Bujqësisë në ndarjen e subvencioneve për bashkëfshatarin e Zëvendëskryeministrit Fatmir Limajt.

Si arriti që një fermer pa lopë të marrë subvencione për cilësi të qumështit, duke aplikuar për  një kategori tjetër të subvencioneve?

Në emision u transmetua edhe intervista me Drejtorin e Bujqësisë në Komunën e Malishevës i cili ngriti një mori problemesh që ka hasur në Ministrinë e Bujqësisë.

Hulumtimi sjell dëshmi nga Malisheva se një bujk kishte aplikuar në Ministri të Bujqësisë për subvencione të një kategorie tjetër por përfundoi në listat e përfituesve të cilësisë së qumështit pa pasur as fermë as lopë.

Me çfarë arsyetimi po mundohet të mbuloj skandalin Ministria e Bujqësisë dhe se të njëjtit pranojnë faktin se ishte Drejtësia në Kosovë ata që zbuluan gabimin.

Në pjesën e dytë të emisionit shfaqen pamjet e aksionit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj të cilët zbulojnë se si grupet kriminale fshehin drogën në pajisje të drurit.

Sa kohë ishte nën hetim vendi ku po zhvillohej ky aktivitet dhe cili ishte destinacioni i drogës.

Të fund të emisionit mund të ndiqni edhe aksionin e policisë në rubrikën “Policia”.