Prokurori në negociata për biznesmenin

Emisioni i së premtes i ‘Drejtësia në Kosovë’ zbuloi një rast të dyshimtë të trajtuar nga organet e ndjekjes në Gjakovë.

Aty është filmuar takimi në mes familjarit të një punëtori të lënduar në punë dhe prokurorit Ramiz Buzhala.

Në filmimet që transmetohen këtë të premte nga ‘Drejtësia në Kosovë’, prokurori diskuton opsionet që viktima të tërhiqet nga ndjekja penale e pronari i biznesit të dënohet më pak.

Hulumtimi zbardh edhe parregullsi të shumta në trajtimin e rastit në Polici.