Foto: Kallxo.com

Plagosja në duart e Policisë

Hulumtimi i radhës i emisionit “Drejtësia në Kosovë” sjell detajet se si u plagos Liridon Osmani dhe pse Policia e Kosovës nuk ndërmori asnjë hap për të parandaluar gjuajtjen me armë.

Çka thonë zyrtarët e policisë dhe pse nuk e parandaluan plagosjen dhe arratisjen e një qytetari tjetër nga stacioni i policisë në Vushtrri?

Ndiqni intervistat me kryefamiljarët e dy familjeve se si erdhën deri të konflikti ku pati rrahje, plagosje e të shtëna me armë.

Filmimet ekskluzive të kamerave të sigurisë nga përcjellja e familjes Osmani për në shtëpinë e tyre dhe detaje e tjera se çka ndodhi datën e 9 majit të këtij viti në Vushtrri ekskluzivisht në “Drejtësia në Kosovë”.

Dhe në fund mund ta ndiqni Rubrikën “Policia” me pamje ekskluzive nga aksionet e policisë.