Pejë: Dyshime për mardhënie seksuale në publik, pamje kur policia i kontrollon të rinjët

Dy të rinj nga Peja janë raportuar në polici se po kryenin marrëdhënie seksuale në oborrin e një çerdheje.

 

 

Në filmimet e transmetuara në rubrikën “Policia” janë shfaqur pamjet nga momentet kur qytetarët raportojnë sjelljen e dyshimtë brenda makinës në njërën nga lagjet e Pejës.

Detajet e tjera janë paraqitur gjatë kohës kur policia përgjigjet në thirrjen e qytetarëve dhe viziton vendin ku pretendohej se po ndodhte ngjarja.

Në filmime tregohet momenti kur policia takon dy të rinjtë të cilët shpjegojnë arsyet pse ishin duke qëndruar në makinën e ndaluar.

Zyrtari policorë u tregon të rinjve se veprimet e tilla janë të ndaluara në publik duke i paralajmëruar se në rast se përsëriten veprime të tilla ata mund të gjobiten.