Foto: Kallxo.com

Minj të Ngordhur në Fabrikën e Mishit

Në një reportazh ekskluziv i cili u transmetohet këtë të premte, emisioni “Drejtësia në Kosovë” trajtoi temën e mishit të importuar nga Belgjika.

Reportazhi sjell rrëfimin nga prokurorët e Prizrenit, të cilët janë duke hetuar këtë skandal.

Në filmimet ekskluzive, emisioni do të transmetojë pamjet nga bastisjet e urdhëruara nga Prokuroria e Shtetit në kompanitë që merren me prodhimin e suxhukut, sallameve dhe proshutës e po ashtu në kompanitë që merren me importin e mishit të dyshimtë.

Reportazhi tregon për ambientet e përpunimit të mishit, ku lëvizja e minjve është e papenguar dhe niveli i pastërtisë lë shumë për të dëshiruar.

Reportazhi paraqet edhe momentet kur policia dhe AVUK konfiskojnë 1800 kg mish me afat të skaduar në kompaninë e cila dyshohet se ka importuar mish nga Belgjika.