Lufta ndaj trafikantëve të drogës në Ferizaj

Në edicionin e së premtes, emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ trajtoi operacionet e prokurorisë së Ferizajt në shkatërrimin e rrjeteve të drogës në këtë qytet.

Emisioni zbardh planet e prokurorisë dhe aksionet konkrete në arrestimin e të dyshuarve.

Në pamjet ekskluzive mund të ndiqni nga afër urdhrat e Kryeprokurorit të Ferizajt Shukri Jashari i cili në këtë aksion kishte dalë bashkë më policinë ne vendin e ngjarjes.

Ndërsa, në pjesën e dytë të emisionit ndiqni hulumtimin për arrestimin e një mërgimtari nga Policia e Kosovës edhe pse ai kishte dy vite që e kishte paguar dënimin për të cilin akuzohej.

Ndiqni rrëfimin e Pajtim Shurdhanit, mërgimtarit nga Amerika, i cili u arrestua më një fletarrest të Gjykatës së Lipjanit i cili ishte i parregullt.

Pse shteti e arrestoi Shurdhanin në pikën kufitare për një dënim të cilin e kishte paguar para 2 viteve?

Çka thonë zyrtarët e gjykatës së Lipjanit se kush e kishte neglizhuar dëshminë e pagesës dhe pse Shurdhani vazhdonte te ishte në listën e të kërkuarve?

Shurdhani rrëfimin e tij e ka dhanë ekskluzivisht për emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’.

Dhe në fund të emisionit ndiqni Rubrikën “Policia”.