Kthimi i grave dhe fëmijëve nga Siria

Të premten, emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi ekskluzivisht intervistën me Koordinatorin Nacional Kundër Ekstremizmit dhe Terrorizmit, Fatos Makolli i cili flet për detaje lidhur me të rikthyerit nga Siria.

Në emision ndiqni ekskluzivisht se si u organizua rikthimi i 110 kosovarëve nga zonat e konfliktit në Siri.

Çfarë thotë Koordinatori Makolli për dosjet e FBI-së për të cilat u fol edhe në seancat dëgjimore për gratë dhe burrat e rikthyer nga Siria?

Makolli tregon nëse fëmijët e rikthyer kanë dy prindërit shqiptarë e po ashtu për pretendimet që gratë e rikthyera mund të jenë të dhunuara.

Cila është gjendja e grave të rikthyera?

Dëshmi se a janë institucionet e sigurisë të njoftuara se sa fëmijë, sa gra e sa burra janë gjithsej në luftërat e huaja në Siri dhe Irak.