Arrestimi i zyrtarit të komunës së Gjilanit për ryshfet. Foto:Kallxo.com

Korrupsioni në Gjilan, prangoset zyrtari komunal

Prangosja e një zyrtari të Komunës së Gjilanit, i cili po kërkonte dy mijë euro mito, ishte tema e kësaj jave në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Emisioni ka siguruar filmime ekskluzive nga momentet kur zyrtari komunal i kishte kërkuar një biznesmeni dy mijë euro për t’i përshpejtuar procedurën e pagesës për një kompensim të një shpronësimi.

Negociatat dhe momentet e transaksioneve të parave janë filmuar nga kamerat e autorizuara nga Prokuroria e Gjilanit.

Në filmimet që shfaqen për herë të parë zyrtari komunal shihet duke marrë 2 mijë euro e po ashtu momenti kur Policia ndërhyn dhe arreston të dyshuarin.