Intervistë: Enver Peci

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi intervistën me kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Peci.

Si i vlerëson Enver Peci deklaratat e kryeministri Ramush Haradinaj për rastin “Toka” se “gjyqësori e mbyti Azem Sylën”?

Pse kanë ngecje në lëndët që janë kusht për liberalizimin e vizave, pse nuk ka përshpejtim në zgjidhjen e tyre dhe shumë çështje tjera që ndërlidhen me lëndët e korrupsionit?

A kanë kërkuar gjyqtarët nga ekzekutivi rritjen e pagave, siç ishin deklaruar qeveritarët?

Edhe sa raste duhet t`i kryej gjyqësori për t`i hapur rrugë procesit të liberalizimit të vizave dhe a janë ‘serioz’ aq sa deputetët me demarkacionin në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit, këto dhe shumë tema tjera për gjyqësorin sonte në “Drejtësia në Kosovë” në intervistën e realizuar nga autori i emisionit Kreshnik Gashi.