// E premte ORA 21:20

4,508

29 Maj 2015

Gjykimi i ‘Grupit Drenica’

Justice in Kosovo

“Drejtësia në Kosovë” prokurorët e EULEX-it flasin për detajet e hetimit dhe gjykimit të “Grupit Drenica”.

Në intervistat ekskluzive të dhëna për Emisionin “Drejtësia në Kosovë”,  Jonathan Ratel kryeprokuror i EULEX-it, Cezary Michalczuk, prokuror i krimeve të luftës në EULEX dhe Charles  Hardaway, prokuror i EULEX-it kanë dhënë detajet e procesit gjyqësor ku u dënuan komandantët e UÇK-së.

Ata kanë thënë se e dinë se kush është viktima për të cilën u akuzua Sami Lushtaku” Ne e dimë se kush është viktima.”Viktima ka qenë qenie njerëzore, dhe sipas gjykatës,viktima ka vdekur nga duart e këtij kryesi” ka deklaruar Jonatan Ratell.

Prokuroret janë përgjigjur në akuzat se dëshmitari i tyre kishte probleme psikike, përderisa e kanë quajtur një gjykim dhe hetim model rastin “Drenica”.

 “Ky rast është me rëndësi edhe për shkak se aktgjykimi është dhënë në pajtim me të gjitha rregullat dhe

ne besojmë se ato rregullat janë detyruese për Kosovën, prandaj ky rast edhe mund të shihet si rast shembull sa i përket asaj se si duhet të hetohet, përndjekjet dhe gjykohet një rast posaçërisht në aspekt të krimeve të luftës,” ka thënë Cezary Michalczuk prokuror i EULEX-it.

Me këtë konstatim është pajtuar edhe kryeprokurori i EULEX-it Jonathan Ratel. Ai nuk ka pranuar të flasë për arsyet se pse e vizitoi QKUK-në ditën kur nga aty u arratis Sami Lushtaku.

Intervistat ekskluzive si dhe bisedat me avokatët mbrojtës të të dënuarve transmetohen sonte nga ora 20 e 20 në RTK.

NDËRLIDHUR

Rusia 2018
 

FIFA hap hetimin për festimet e Xhakës dhe Shaqirit

FIFA ka hapur një hetim ndaj utbollistëve të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri rreth festimeve të golave të mbrëmshëm në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë në kuadër të kampionatit botëror në futboll. Të dy, Xhaka dhe Shaqiri, kanë prejardhje nga Kosova ndërsa golat e tyre i festuan duke bërë simbolin e flamurit […]

Maqedonia
 

Java e ardhshme vendimtare për Maqedoninë

Maqedonia mbylli disa çështje të ndejshme, dhe prandaj edhe krahas skepticizmit të Francës duhet të marrë datë për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian, mendon zëvendës-kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani. Në intervistën e dhënë për TV21, ai tha se Maqedonia ka punuar shumë në këtë drejtim dhe prandaj javën tjetër pret vendim pozitiv nga Brukseli. […]

raporti i auditorit
 

Auditori: Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale me plot shkelje

Raporti i Auditorit për vitin 2017 kishte gjetur se në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, në dy raste nga mostrat, bartësit e licencave për shfrytëzimin e pasurisë minerare nuk kanë raportuar mbi aktivitetet e shfrytëzimit, si detaje të sakta për tonazhin, vëllimin, përbërjen, shkallën dhe vlerën e mineraleve të prodhuara. “Neni 34 i […]

AKK
 

Auditori thotë se AKK nuk i ka protokolluar faturat

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, nuk i ka protokolluar faturat e pranuara gjë e cila rrit rrezikun e humbjes apo pagesës së dyfishtë të të njëjtës faturë. Kjo e gjetur është bërë nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ku thuhet se sipas rregullës financiare nr. 01/2013, të gjitha faturat të cilat pranohen/protokollohen duke i zbatuar procedurat e […]

TË FUNDIT

raporti i auditorit
 

Auditori: Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale me plot shkelje

Raporti i Auditorit për vitin 2017 kishte gjetur se në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, në dy raste nga mostrat, bartësit e licencave për shfrytëzimin e pasurisë minerare nuk kanë raportuar mbi aktivitetet e shfrytëzimit, si detaje të sakta për tonazhin, vëllimin, përbërjen, shkallën dhe vlerën e mineraleve të prodhuara. “Neni 34 i […]

dragash
 

Dragashi me projekt mbi 1 milion eurosh për ujësjellësin

Pas shumë shkeljeve Ligjore që Komuna e Dragashit i kishte bërë në përzgjedhjen e kompanisë për projektin e ujësjellësit, kësaj radhe ka zgjedhur një grup të operatorëve për t’ua dhënë kontratën për këtë projekt. Autoriteti kontraktues Komuna e Dragashit, njoftimin për dhënie të kontratës për procedurën “Ujësjellësi kryesor-Vazhdim i punimeve (Projekt tre vjeçar)”, ia ka besuar Grupit […]

KPMM
 

Auditori identifikon mangësi në menaxhim të pasurive në KPMM

Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Auditori i ka gjetur mangësi në menaxhimin e pasurive. Sipas auditorit me datë 31 janar 2017 KPMM, kishte marrë vendim për dhurimin e pasurive Qendrës Korrektuese në Lipjan. Ndërsa me vendimin e datës 28 shtator 2017, KPMM themelon komisionin për vlerësimin e pasurisë jo financiare. Komisioni përkatës sipas […]

dalibor jevtiq
 

Vendimi i Dalibor Jevtiq ‘dëmton’ buxhetin e ministrisë

Pesë zyrtarë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, shfrytëzojnë veturat zyrtare 24 orë pa punë specifike zyrtare. Kështu thuhet në raportin e Auditorit, për vitin 2017. Sipas Auditorit, paragrafi 3.3 i nenit 3 të UA për përdorimin e veturave zyrtare përcakton se “në raste të caktuara, nëpunësve të caktuar, për shkak të specifikave të posaçme […]

Tash

NA NDIQNI

Auditori: Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale me plot shkelje

by Amire Qamili
NA NDIQNI

Send this to a friend