Gjykatës e Prokurorë që u Ikin Tatimeve

Emisioni i radhës “Drejtësia në Kosovë” solli hulumtimin ekskluziv i cili dëshmon se në sistemin kosovar të drejtësisë ka gjyqtarë dhe prokurorë të cilët ia fshehin shtetit paratë që i fitojnë nga qiraja.

Hulumtimi disa javor i mbi 500 deklarimeve të formularëve të pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka nxjerrë në pah se njerëzit e ligjit kanë shkelur më të dyja këmbët Ligjin për tatimin në të ardhurat personale duke mos i deklaruar të hyrat nga qiraja në Administratën Tatimore të Kosovës.

Të gjeturat nga hulumtimi dëshmojnë se dhjetëra gjyqtarë e prokurorë realizojnë të hyra nga qiraja e banesave lokaleve e pasurive të tjera të tyre të cilat i lëshojnë me qira dhe të njëjtat të hyra një numër i këtyre gjykatësve dhe prokurorëve nuk i kanë deklaruar të hyrat në ATK.