// E premte ORA 21:20

0

11 Mars 2019

Dyshimet për shitjen e foshnjës

Drejtësia në Kosovë

Të premten në emisionin “Drejtësia në Kosovë” u transmetua rrëfimi i një gruaje, burri i së cilës javën e kaluar u arrestua nën dyshimet se ka shitur fëmijën e tyre në Preshevë.

Në një intervistë ekskluzive, gruaja tregon për Drejtësia në Kosovë se si ishte kërcënuar nga burri i saj në lidhje me një fëmijë tjetër për të cilën thotë se ish- burri i saj dëshiron të ja merr kujdesin prindëror.

Gjithashtu në emisionin e sotëm shfaqet edhe intervista me hetuesin i cili mori përsipër rastin, pasi që në fillim viktima ishte intervistuar nga KALLXO.com dhe më pas ishte drejtuar nga ana e KALLXO.com në polici.

Prokuroria tregon se si arriti që nga një rast kanosjeje të zbuloj një rast tjetër i cili kishte ndodhur 15 vite më parë dhe në të cilën dyshohet se një burrë kishte shitur fëmijën e porsalindur në Preshevë.

Një person është arrestuar të hënën nën dyshimin se ka shitur djalin e tij të posalindur.

E gjitha kishte filluar në vitin 2003 kur gruaja e të dyshuarit kishte lindur një djalë, i cili në po të njëjtën ditë i ishte dhuruar një çifti në Preshevë.

Provat e Prokurorisë tregojnë se i dyshuari pa miratimin e gruas së tij i kishte dhuruar djalin e posalindur çiftit nga Presheva.

Djali i adoptuar nga prindërit shqiptarë, nënshtetësia e të cilëve është serbe, tani është 15 vjeç.

Deri te marrja e informatës se rasti ka të bëjë me një trafikim erdhi nga raportimi i gruas së të dyshuarit e cila ka thënë se burri i saj e ka kërcënuar.

Pas raportimeve të viktimës për kërcënim prokuroria dhe hetuesia kanë zbuluar se rasti ishte më i thellë dhe se bëhej fjalë për një trafikim me njerëz, më saktësisht me një të posalindur.

Prokurori i rastit gjatë ditës së sotme para gjyqtarit të procedurës paraprake ka paraqitur të gjitha provat dhe dëshmitë për të caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin R.F.

Gjithashtu dokumentacioni i djalit i cili është lindur nga viktima në këtë rast nëna biologjike e tij nuk figuron në dosje të spitalit në të cilin është kryer lindja.

Provat e prokurorisë flasin se fëmija i porsalindur është shënuar në emër të familjes adoptuese.

NDËRLIDHUR

venezuelë
 

Vdesin 30 të burgosur gjatë tentimit për t’u arratisur

Së paku 30 të burgosur kanë humbur jetën gjatë një revolte në burgun e Acarigua, në zonën perëndimore të Karakas, në Venezuelë. Revolta, e cila u shoqërua me përplasje të ashpra mes të burgosurve dhe policisë, lindi pas vdekjes së një të dënuari, çka u pasua këtë të premte me një tentativë arratisjeje në masë. […]

Aksident
 

FOTO: Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Fushë-Kosovë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Fushë-Kosovë. Në këtë aksident janë të përfshira një veturë e tipit Fiat Punto dhe një motoçikletë. Siç shihet edhe në fotot e dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë. Nuk dihet nëse ka […]

Petro poroshenko
 

Partia e Poroshenkos ndryshon emrin

Partia politike e ish-presidentit ukrainas, Petro Poroshenko ka ndryshuar emrin, me qëllim që të ndryshojë imazhin para zgjedhjeve kyçe parlamentare. Partia e Poroshenkos tashmë ka marrë emrin Solidariteti Europian. “Çelësi për unitet dhe fitore është një parti e rinovuar dhe me udhëheqje të re”, tha Poroshenko gjatë Kongresit të kësaj partie të mbajtur në Kiev. […]

parashikimi i motit
 

Moti sot, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Në bazë të ecurive sinoptike, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. […]

zgjedhjet për parlamentin europian
 

Dita e fundit e zgjedhjeve për Parlamentin Europian

Dhjetëra miliona votues në 21 shtete të Bashkimit Europian, mund të votojnë sot, në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Gjermania, Franca, Italia, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Hungaria, janë në mesin e shteteve, që sot mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Europian prej 751 ulësesh. Shtatë shtete të BE-së tashmë kanë […]

TË FUNDIT

venezuelë
 

Vdesin 30 të burgosur gjatë tentimit për t’u arratisur

Së paku 30 të burgosur kanë humbur jetën gjatë një revolte në burgun e Acarigua, në zonën perëndimore të Karakas, në Venezuelë. Revolta, e cila u shoqërua me përplasje të ashpra mes të burgosurve dhe policisë, lindi pas vdekjes së një të dënuari, çka u pasua këtë të premte me një tentativë arratisjeje në masë. […]

Aksident
 

FOTO: Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Fushë-Kosovë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Fushë-Kosovë. Në këtë aksident janë të përfshira një veturë e tipit Fiat Punto dhe një motoçikletë. Siç shihet edhe në fotot e dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë. Nuk dihet nëse ka […]

Petro poroshenko
 

Partia e Poroshenkos ndryshon emrin

Partia politike e ish-presidentit ukrainas, Petro Poroshenko ka ndryshuar emrin, me qëllim që të ndryshojë imazhin para zgjedhjeve kyçe parlamentare. Partia e Poroshenkos tashmë ka marrë emrin Solidariteti Europian. “Çelësi për unitet dhe fitore është një parti e rinovuar dhe me udhëheqje të re”, tha Poroshenko gjatë Kongresit të kësaj partie të mbajtur në Kiev. […]

parashikimi i motit
 

Moti sot, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Në bazë të ecurive sinoptike, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. […]

flamuri europian
 

Flamuri europian mbush 33 vjet

Komuniteti Europian më 26 maj të vitit 1986 miratoi flamurin europian, simbol i Bashkimit Europian, por edhe i identitetit në kuptim më të gjërë. Flamuri europian përbëhet nga 12 yje të arta në një rreth me sfond blu. Yjet simbolizojnë idealet e bashkimit, solidaritetit dhe harmonisë mes popujve të Europës. Numri i yjeve nuk lidhet […]

Tash

NA NDIQNI

Partia e Poroshenkos ndryshon emrin

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend