// E premte ORA 21:20

7,991

15 Prill 2017

Dyshimet për Kurdisjen e Ekskursioneve

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin lidhur me dyshimet për një skemë të organizuar të korrupsionit në organizimin e ekskursioneve të maturantëve në Shqipëri.

Ky reportazh sjell fakte të cilat tregojnë për parregullsi dhe mospërputhje të të dhënave të cilat ngjallin dyshime mjaft të mëdha për keqpërdorime në tenderimin dhe organizimin e ekskursioneve.

Siç rezulton nga hulumtimi i DnK-së njëra nga arsyet kryesore pse tenderët me çmimin më të lartë fitojnë është kontrata të cilën paraprakisht kompanitë e nënshkruajnë me hotelin Bonita në Durrës.

Në hulumtim flet Astrit Ismaili, pronar i këtij kompleksi turistik në Durrës.

Maturantët e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë kanë paguar shumën prej 94 euro, katër euro më shumë se maturantët e shkollës tjetër “Ahmet Gashi” të cilët gjithashtu kishin udhëtuar më të njëjtën kompani dhe ishin akomoduar në hotelin e njëjtë.

Për këtë çështje flet edhe Drejtorja për Arsim në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci.

Çmime më të shtrenjta kishin paguar edhe maturantët në komunat e tjera të Kosovës si në Pejë dhe Fushë Kosovë.

Dhe në fund të emisionit do ta ndiqni Rubrikën “Policia” me xhirime ekskluzive nga operacionet policore.

NDËRLIDHUR

posedimi i armëve
 

Serbët dhe malazeztë më të armatosurit në rajon

Serbia dhe Mali i Zi kryesojnë shtetet në rajon për posedimin e armëve nga civilët. Sipas statistikave të fundit të bëra nga një organizatë me seli në Gjenevë, që merret me armët e vogla, këto dy shtete kanë nga 39.1 armë për 100 banorë. Bosnja dhe Hercegovina ka 31.2 armë për 100 banorë, kurse Maqedonia […]

Muzeu ibrahim kodra
 

Nënshkruhet marrëveshja për muzeun ‘Ibrahim Kodra’

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për themelim të muzeut “Ibrahim Kodra”. “Ky muze do të menaxhohet sipas statutit për Muzeun e Prishtinës, që pritet të votohet në asamblenë komunale në seancën e radhës. Kurse muzeu do të vendoset në ndërtesën e ish-bibliotekës në Tophane”, thuhet në njoftimin e Ahmetit […]

protesta për emrin
 

Bëhet e dhunshme protesta e ‘emrit’ në Maqedoni (Foto)

Nëntë vetë u plagosën në protestën e natës të së dielës të organizuar nga maqedonasit e krahut të djathtë në Shkup, përfshirë shtatë policë dhe dy gra. Rreth 25 vetë u arrestuan. Protesta, e organizuar nga grupet e tifozëve sportivë në rrjetet sociale dhe të cilës iu bashkuan nacionalistë dhe të tjerë të krahut të […]

TË FUNDIT

posedimi i armëve
 

Serbët dhe malazeztë më të armatosurit në rajon

Serbia dhe Mali i Zi kryesojnë shtetet në rajon për posedimin e armëve nga civilët. Sipas statistikave të fundit të bëra nga një organizatë me seli në Gjenevë, që merret me armët e vogla, këto dy shtete kanë nga 39.1 armë për 100 banorë. Bosnja dhe Hercegovina ka 31.2 armë për 100 banorë, kurse Maqedonia […]

Muzeu ibrahim kodra
 

Nënshkruhet marrëveshja për muzeun ‘Ibrahim Kodra’

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për themelim të muzeut “Ibrahim Kodra”. “Ky muze do të menaxhohet sipas statutit për Muzeun e Prishtinës, që pritet të votohet në asamblenë komunale në seancën e radhës. Kurse muzeu do të vendoset në ndërtesën e ish-bibliotekës në Tophane”, thuhet në njoftimin e Ahmetit […]

Tash

NA NDIQNI

Nënshkruhet marrëveshja për muzeun 'Ibrahim Kodra'

by Adelina Ahmeti
NA NDIQNI

Send this to a friend