Drogat në shkolla

Të premten, emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi emisioni për luftën e policisë dhe prokurorisë ndaj drogave në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.

Dukuria e drogave në shkolla po shihet si shqetësuese për prokuroritë në Kosovë që merren me luftimin e këtij fenomeni.

Kryeprokurori i Ferizaj Shukri Jashari flet për luftën që prokuroria që ai e drejton po e bën në ndalimin e kësaj dukurie. Gjithashtu edhe prokurorë të prokurorive tjera flasin për mënyrën e trajtimit të lëndëve narkotike.

Zyrtarët e Prokurorisë Themelore të Prishtinës flasin për mënyrën e trajtimit të këtyre lëndëve dhe për atë se a ka ende hedhje të kallëzimeve penale ashtu siç kishte ndodhur për djalin e një prokurori special?

Ndiqni detajet se sa është numri i të arrestuarve nga aksionin policor “Stop Drogave në Shkolla”.

Emisioni sjell edhe detaje të tjera se a po arrin Policia e Kosovës të arrestojë shitësit e drogave apo vetëm përdoruesit e saj?

Ekskluzivisht për emisionin “Drejtësia në Kosovë” flet një i ri i cili në moshën 14 vjeçare, kur ishte nxënës, kishte filluar ta përdorë marihuanën.

Dhe në fund te emisionit mund të ndiqni Rubrikën “Policia” me aksionet më të fundit të Policisë së Kosovës.