‘Drejtësia në Kosovë’, Më të Mirat e 2017

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte transmetoi përmbledhjen e emisioneve më të mira hulumtuese të realizuara gjatë vitit 2017. Pjesë e emisionit të sontëm janë edhe deklaratat e krerëve të sistemit të gjyqësisë dhe prokurorisë të cilët në intervista të ndara për Drejtësia në Kosovë, kanë folur për sfidat e vitit 2017 në luftën kundër korrupsionit.

Emisioni i sontëm ju sjell pamje të shkëputura nga dy emisionet ekskluzive “Mito në Gjykatë” që rezultuan me arrestime, përfshirë drejtuesen e Gjykatës së Deçanit. Ky hulumtim i realizuar në fillim të vitit 2017, u shpall storia më e mirë televizive kundër korrupsionit.

Po ashtu emisionit i sontëm ju sjellë edhe detaje tjera të emisioneve të realizuara gjatë vitit 2017.

Për të gjitha ato që janë raportuar gjatë vitit që po e lëmë pas, emisioni i sontëm ju sjell edhe impaktin që patën emisionet e transmetuara.

Ku kanë arritur hetimet në shumë prej rasteve që janë raportuar gjatë vitit 2017 do  keni mundeni t`i ndiqni detajet sonte ne emisionin e fundit për këtë vit.