Dështimi në Hetimin e Vdekjes në QKUK
12.2.2018 - 23:18
Në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ u transmetua hulumtimi për dështimin e Prokurorisë së Shtetit në hetimin e vdekjes së 36 vjeçares, Sabrije Fazliu.
Si vdiq nëna e dy fëmijëve dhe pse ende nuk është saktësuar përgjegjësi?
Në çka dyshon Kryeinspektorja e Shëndetësisë, Ardita Baraku?
Çka thotë avokati i familjes së viktimës, Asdren Hoxha?
Pse, sipas Avokatit të Popullit Prokuroria, dështoi në hetimin këtij rasti?
Kush janë përgjegjësit e hetimit dy vjeçar të neglizhimit të kësaj ngjarje tragjike?
Dhe në fund të emisionit ndiqni Rubrikën “Policia”.