Djegia e 48 vjeçarit në Prekaz: Prokurori dyshojmë për vrasje

Prokurori i Shtetit Njazi Rexha në një bisedë për KALLXO.com ka dhënë detaje për dyshimet mbi rrethanat vdekjes së 48 vjeqarit në afërsi të Prekazit të Epërm.

KALLXO.com raportoj mbrëmë se një person është gjetur i djegur në makinën e tij në afërsi të këtij fshati.

Prokurori Rexha ka sqaruar se pistat e para të dyshimeve janë për vrasje pasi sipas tij afër makinës janë gjetur disa gëzhoja të armës.

“Dyshimet e para janë se është djegur  pasi është goditur nga plumbat” ka thënë prokurori Rexha.

Ai ka sqaruar se trupi i viktimës është djegur në masë të madhe ndërsa është dërguar për obduksion për të vërtetuar saktë identitetin e tij.

12:34

Policia po dyshon se personi që u gjet i vdekur në veturën e tij të djegur mbrëmë në Skenderaj mund të jetë vrarë.

Kjo për shkak se në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur 5 gëzhoja të plumbave.

Policia thotë se mbrëmë rreth orës 19: ka pranuar informacion se në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt, një veturë ishte  kapluar  nga zjarri.

Drejt vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar njësitë policore dhe njësia e zjarrfikësve ku pas fikjes së zjarrit brenda në veturën e djegur është gjetur një trup i pajetë.

Nga hetimet  e para dyshohet se trupi i pajetë është i viktimës I. Z. rreth 48 vjeçar, ndërsa vetura e djegur me targa vendore ishte në pronësi të viktimës.

“Nga kqyerja e vendit të ngjarjes dhe hetimet fillestare të bëra nga hetuesit e Krimeve të Rënda në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja të armës”, njofton Policia e Rajonit të Mitrovicës.

Marrë parasysh të gjeturat fillestare në vendin e ngjarjes dhe elementet tjera rethanore, sipas prokurorit të rastit hetimet janë duke u zhvilluar mbi dyshime për vepër penale ‘ vrasje e  rëndë’.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

KALLXO.com raportoi mbrëmë për rastin.

https://kallxo.com/policia-e-konfirmon-rastin-tragjik-ne-skenderaj/