Foto: Facebook

Diskutohet për dialogun Kosovë - Serbi pas Samitit të Berlinit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka bërë të ditur së sot do të organizojë tryezën “Dialogu Kosovë-Serbi pas Samitit të Berlinit”.

Në këtë tryezë do te mbahet një diskutim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile, medias dhe korit diplomatik.

Hapjen e kësaj konference do ta bëjë Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Konferenca mbahet në Swiss Diamond, duke filluar nga ora 10:00.