Arkiv Nga konferenca "Diaspora Flet". Foto: Kallxo.com

Diskutim për mobilizimin e diasporës për zhvillim

Në Konferencën “Diaspora Flet 2018” sot do të diskutohet për mobilizimin e kosovarëve që jetojnë jashtë vendit për zhvillim ekonomik të vendit të tyre.

Në diskutim do të marrë pjesë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

“Diaspora Flet 2018” nisi më 17 maj, ndërsa do të zhvillohet deri më 20 maj.

Edhe dje në Konferencën “Diaspora Flet” u diskutuan mundësitë e shfrytëzimit të kapaciteteve të shumë qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

http://kallxo.com/shqyrtohen-menyrat-e-angazhimit-te-diaspores-ne-ndermarresi-te-kosoves/

Edhe vitin e kaluar KALLXO.com ndoqi Konferencën “Diaspora Flet”.