Dilemat rreth ligjit për sponsorizime

Sportistët, bizneset dhe subjektet që përfitojnë nga harmonizimin i kuotës së lejuar për sponsorizim në mes ligjit për sponsorizime dhe atij të korporatave, kanë ende shumë çështje për të sqaruar deri në fillimin e zbatimit të ligjit për sponsorizim.

Janë një mori problemesh me të cilat ballafaqohet sporti kosovar dhe nevoja për informimi rreth mënyrës së sponsorizimit dhe obligimeve të ndërsjellta që kanë palën që përfitojnë nga ligji.

Këto konkludime dolën sot gjatë debatit: “Çfarë përfitimesh sjell zbatimi i Ligjit për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Sport.

Përveç favoreve që sjellë ky ligj për sportistët dhe bizneset sponsorizues, pjesëmarrësit në tryezë shpalosën edhe shumë dilema tjera të cilat mund të paraqesin probleme gjatë procesit të sponsoreizimeve, sidomos mundësia e bllokimit të zbatimit të ligjin, siç ka ndodhur deri më tani.

Dilema rreth sponsorizimit

Megjithatë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka potencuar se me harmonizimin e dy ligjeve, atij për sponsorizime dhe korporatave rreth kuotës së sponsorizimeve, si dhe akteve nën ligjore është një perspektivë për zhvillimet në sportin kosovar.

Ndërsa ka thënë se me legjislacione e aprovuar janë larguar gjitha dilemat sa i përket dyshimeve për keqpërdorime të mundshëm gjatë sponsorizimit.

“Rregullorja për sponsorizime dhe aktet tjera nën ligjore, komision dhe institucionet përgjegjëse, largojnë gjitha dilemat e ngritura më parë rreth mundësisë së keqpërdorimeve të mundshme”, ka thënë Gashi.

Ndërsa Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka pohuar se zbatueshmëria e ligjit për sponsorizime do të  ketë efekt ne zhvillimin e sportit

“Sporti kontribuon me tepër se sa ua kthen shoqëria, sidomos në punësim dhe  she në buxhet, andaj miratimi i ligjit dhe rregullores për sponsorizim ka një rëndësi sidomos për bizneset apo sportet. Përmes këtij ligji të gjitha palët e interesuara janë përfitues”, ka thënë Hasani.

Përqindja e lejuar

Ndërsa Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit Haradinaj, ka pohuar se me ligjin për sponsorizime do ët disiplinohet sporti dhe kultura dhe qarkullimi i mjeteve do të bëhet në mënyrë legale.

Ai ka thënë se ligji prek vetëm tatimit në fitim dhe sportistë duhet të punojnë për përftimin e sponsorëve.

“Bizneseve u lejohet që të ndajë 30 për qind të fitimit të tyre për sposorizime, të cilat apstaj u llogaritën si shpenzime”, ka thënë ndër të tjerash Belegu.

Ndërkaq Araian Zeka nga Oda Ekonomike Amerika ka potencuar se zbatueshmëria e këtij ligji varet shumë dhe nga vullneti i institucioneve dhe ka potencuar rrezikun e bllokimit të ligjin

“Droja ime është që sërish dikush do të gjen ndonjë mënyrë kreative për të parandaluar zbatueshmërinë e këtij ligji”, ka thënë Zeka.

Ndërsa Adnan Ahmeti nga Instituti i Kosovës për Sport ka shpalosure një raport të përpiluar nga IKS lidhur me përfitimet që mund të sjellë zbatueshmëria e ligjit për sponsorizime.

Duke shpalosur infrastrukturën ligjore, rregullat e sponsorizimit, përfituesit, obligimet ndaj palëve, etj.

Në debat folën edhe përfaqësues biznesesh të cilët shpalosën dilemat rreth mënyrës së sponsorizimit, barrierave dhe defekteve të mundshme nga hapësirat ligjore.

Debati është moderuar nga kryetari i OEK, Berat Rukiqi, i cili potencoi rëndësi e këtij debati për të sqaruar dhe informuar palën e interesuar për sponsorizim, si dhe nevojë e organizimit të debateve dhe punëtorive tjera me këtë temë.