Ilustrim

Digjet vetura e zv/ministrit të Punës në Zubin Potok

Një automjet me targa KM, pronë e zëvendësministrit për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Qeverinë e Kosovës, është përfshirë nga flakët mbrëmë pas mesnatës në qendër të Zubin Potokut, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Lajmin për djegien e veturës e ka konfirmuar për KALLXO.com zëvendëskomandanti i Policisë për Mitrovicën veriore Besim Hoti.

“Vetura, është në zjarrvënie faktikisht ka qenë një zjarr i qëllimshëm. Vetura ka qenë e parkuar në qendër të qytetit në Zubin Potok, diku pas orës 2:30 dhe tre të mëngjesit. Rasti është në fazën fillestare, është vepër penale e zjarrvënies”, ka thënë Hoti.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me mbledhjen e dëshmive të mundshme fotografime dhe shikimi i vendit të ngjarjes. Vetura është djeg tërësisht, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar, persona nuk ka pas në afërsi të vendit të ngjarjes”, tha Besim Hoti për KALLXO.com.