(ILUSTRIM) Vetura në flakë - Foto: KALLXO.com

Digjet një veturë në Mitrovicë

Një veturë është kapluar nga flaka sonte rreth orës 20:30.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia Rajonale e Mitrovicës.

Sipas Policisë, vetura është kapluar nga flaka derisa ishte në lëvizje.

“Për shkaqe të sigurisë vozitësi i veturës është larguar nga makina dhe i njëjti nuk ka pësuar lëndime trupore. Nga tymi dhe flakët është dëmtuar një veturë tjetër e cila ishte në afërsi”, ka thënë për KALLXO.com Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut.

Rasti, sipas tij, ka ndodhur në rr. “Kral Petar” në veri të Mitrovicës.

Incidentit i janë përgjigjur menjëherë njësia e Zjarrfikësve.

KALLXO.com raportoi mbrëmë për një veturë që u dogj teksa ishte duke lëvizur, në Fushë-Kosovë.

https://kallxo.com/video-digjet-vetura-ne-fushe-kosove/

www.kallxo.com