Ndërhyrja e Zjarrfikësve për ta lokalizuar zjarrin në trafon e djegur - Foto: KALLXO.com

Digjet një Trafo te Mensa e Studentëve

Një trafo e rrymës është djegur në hapësirën e Qendrës Studentore. Zjarrin e kanë lokalizuar ekipet e Zjarrfikësve të Kosovës.

Halim Dobratiqi, udhëheqës i Zjarrfikësve, tha për KALLXO.com se zjarri është lokalizuar dhe se po presin ekipet e KEDS-it. Ai theksoi se nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe djegies së trafos.

Ndërsa, Bahri Mustafa, nga qendra e thirrjeve e KEDS-it, tha se trafo e djegur furnizon një pjesë të lagjes “Bregu i Diellit”.

Ai shtoi se ekipet kanë dalë në terren dhe pritet të sanojnë prishjen brenda ditës.

Kurse, Fatmir Sfishta, drejtor i Qendrës së Studentëve, tha për KALLXO.com se nga trafo e djegur që gjendet pothuajse ngjitur me objektin e Mensës, nuk furnizohet Qendra e Studentëve, por se rrymën e kanë ndalë për shkaqe sigurie.