FOTO ILUSTRIM

Digjet një shtëpi në Drenas

Në rrethana ende të panjohur është përfshirë në zjarr një shtëpi në Drenas.

Dje rreth orës 12:00, një grua ka raportuar në polici se shtëpia e saj është përfshirë nga zjarri.

Me të marrë informacionin, njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Si pasojë e këtij zjarri, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar edhe vetë ankuesja, e cila ka pranuar tretman mjekësor.