Foto: Ilustrim/Rtv21

Digjet një lokal në Prishtinë

Një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë  është djegur mbrëmë rreth orës 01:00.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas Ahmetit me rastin janë marr njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

“Raportohet vetëm për dëme materiale, nuk ka persona të lënduar” tha Ahmeti për KALLXO.com