Djegia e shtyllave elektrike, Foto: KEDS

Digjen shtyllat elektrike në Istog dhe Prizren, KEDS fajëson qytetarët

Disa shtylla të energjisë elektrike, raportohet të jenë djegur në Istog dhe Prizren.

Këtë e ka bërë të ditur KEDS-i përmes një njoftimi në Facebook.

“Po vazhdon dukuria e djegies së shtyllave elektrike nga persona të pandërgjegjshëm. Sot ekipet e KEDS po bëjnë ndërrimin e shtyllës së djegur në Istog. Gjatë kohës së punimeve konsumatorët do të mbesin pa energji elektrike”, njofton KEDS.

Sipas tyre, edhe në Prizren ka ndodhur e njëjta dukuri, ku si pasojë është dëmtuar rrjeti elektrik si dhe konsumatorët janë afektuar.

Digjet shtylla elektrike Foto: KEDS