Digjen kontejnerët e plastikës në Prizren

Kontejnerët e plastikës të vendosur në lagjen “Ortakoll” në Prizren janë djegur.

Kompania e pastrimit Eko Regjioni, njësia në Prizren ka njoftuar përmes një komunikate se këta kontejnerë në këtë lagje po digjen vazhdimisht.

Kompania luti qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj pronës publike dhe të njoftojnë organet kompetente.

“Është shqetësuese dhe alarmante se si kontejnerët e plastikës që janë të vendosur në pika publike në lagjen Ortakoll po digjen vazhdimisht. Lusim qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm ndaj pronës publike, pasi kontejnerët janë pronë e KK Prizren. Po ashtu ata që kanë njohuri për rastet në fjalë të lajmërojnë organet kompetente”, thuhet në komunikatën e Eko Regjionit.