Dhunë në protestën e opozitës në Tiranë, ka të plagosur

Forcat e rendit të Shqipërisë janë duke përdorur kapsolla kundër protestuesve të opozitës, të cilët i janë afruar Parlamentit dhe siç po raportojnë mediat shqiptare ata po bëjnë thirrje për të hyrë edhe brenda.

Gjatë konfrontimit, sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, një oficer policie është lënduar nga objektet e hedhura nga protestuesit.

Po ashtu, Report Tv ka transmetuar Live pamjet e plagosjes së një protestuesi.

Protestuesit po hedhin kapsolla dhe flakadanë në drejtim të forcave të rendit, të cilat, megjithatë, ende nuk kanë përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve.

Po ashtu, protestuesit janë shumë afër hyrjes së Parlamentit.

Kjo është protesta e 7-të e opozitës, gjatë të cilave po kërkohet largimi i Qeverisë Rama.

Protesta e opozitës në Tiranë mbahet pak orë pas vizitës në Shqipëri të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.