Foto-ilustrim
Dhunë në familje në Prishtinë, Malishevë, Gjakovë e Vushtrri
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovës.
Rasti i parë është raportuar në rajonin e Gjakovës, ku një person ka ushtruar dhunë ndaj prindërve dhe bashkëshortes së tij.
Si pasojë e lëndimeve, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Një rast i sulmit ndaj bashkëshortes dhe vajzës, ka ndodhur edhe në Malishevë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.
Në rajonin e Prishtinës një person ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar nga babai i tij.
Ndërsa në rajonin e Vushtrrisë një viktimë ka raportuar në policisë se është sulmuar nga vëllai i saj.
E njëjta si pasojë e lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor.
Në tri nga këto raste, personat e dyshuar për dhunë në familje, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.