Foto-ilustrim

Dhunë në Familje në Drenas e Mitrovicë

Në Drenas dhe në Mitrovicë janë raportuar dy raste të dhunës familjare ku viktimat janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortët e tyre.

Në komunën e Drenasit, viktima grua ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari, pas intervistës  me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe në Mitrovicë viktima femër e komunitetit serb ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili  ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari pas intervistës  me urdhër te prokurorit është dërguar në mbajtje.