Foto: Ilustrim

Dhunë Kundër Bashkëshorteve në Prizren e Mitrovicë

Rasti i parë sipas raport policor ka ndodhur në Prizren. Në këtë qytet është arrestuar i dyshuari pasi që pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti, që nga Policia po cilësohet si dhunë familjare, ka ndodhur më 5 qershor rreth orës 20:00.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në Mitrovicë dje rreth orës 13:00.

Viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.