Dhuna në familje, Prokuroria e Gjakovës për një muaj ngriti 9 aktakuza

Prokuroria  Themelore në Gjakovë, gjatë muajit shtator ka pranuar shtatë raste të cilësuara si dhunë në familje.

“Për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe është caktuar paraburgimi i 7 të pandehurve, ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Gjithashtu, gjatë muajit shtator janë ngritur nëntë aktakuza për rastet e dhunës në familje.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, sidomos ato raste që kanë të bëjnë me dhunën në familje”, theksohet në njoftimin e Prokurorisë.