ARKIV - Ilustrim: Nga një protestë kundër dhunës ndaj grave FOTO ARKIV: KALLXO.com

Dhuna ndaj grave, fenomen që prek të gjithë komunitetet

Dhuna në familje, kryesisht ndaj grave,  që po konsiderohet fenomen shqetësues në Kosovë është shtrirë në masë të gjërë në komunitete të ndryshme dhe rrethe të ndryshme shoqërore.

Një dokumentar i punuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara në Kosovë(UNMIK), ka paraqitur rrëfime të grave që kanë përjetuar dhunën në familje.

Besa Domi që punoi në këtë dokumentar tha se janë munduar të tregojnë se fenomeni i dhunës në familje i ndodhë të gjitha komuniteteve.

“Nuk ka qenë aspak  e lehtë sepse kemi gra që kanë folur për së pari herë. Jemi fokusu me i përfshi të gjitha komunitetet. Është çështje që tregon se kjo nuk i prek vetëm komunitetet e caktuara, i prek gratë e shkolluara, të pashkolluara, pavarësisht çfarë etnie kanë apo shkollimi”, tha Domi.

Ajo shtoi se “është shumë me rëndësi që është burrat të involvohen në këtë proces sepse përndryshe jemi na që sillemi rreth problemit gjithë kohën dhe nuk bëjmë asgjë”

Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: