Dhjetëra të vrarë në një minierë në Afganistan

Të paktën 30 persona janë vrarë pasi një tunel u shemb në një minierë të arit në verilindje të Afganistanit, thanë zyrtarët.

Të paktën edhe 20 persona të tjerë janë lënduar pas shembjes së tunelit.

Incidenti ka ndodhur në një minierë në provincën e Badakshanit, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, një zëdhënës i policisë lokale.

Lidhur me këtë incident nuk janë dhënë më shumë detaje.