Policia Shqiptare në zonën e përmbytur - Foto: Video / Policia Shqiptare

Dhërmi: Aksion kundër dilerëve të Kokainës.

Policia Shqiptare ka ndërmarrë një aksion në Dhërmi për të goditur rrjetet e shpërndarjes së kokainës në bregdet.

Sipas policisë gjatë operacionit të specialëve është arrestuar shtetasi A.A.

“Nga kontrolli i banesës, policia ka sekuestruar 107 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë “thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni sipas policisë është shtrirë edhe në Sarandë ku është arrestuar M. K, 42 vjeç, menaxher dhe banakier në një lokal. Kapja dhe arrestimi i tij u bë në lokalin ku punon pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banakun e këtij lokali, u gjet dhe u sekuestrua 4 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Kokainë.