Detaje të reja nga vdekja e të burgosurit të Dubravës

I burgosuri i burgut të Dubravës, i cili ka vdekur sot në Qendrën Klinike të Kosovës ka qenë i dënuar për veprën penale të dhunimit.

Mësohet se për këtë vepër ai ka qenë  i dënuar për 6 vjet. Ai ishte në vitin e dytë të vuajtjes së dënimit.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

Mëngjesin e sotëm SHKK kishte njoftuar se i burgosuri M.N, i lindur në vitin 1956 ka vdekur sot rreth orës 9 nga Anaurismae Aorta Abdominalis (AAA)

SHKK është njoftuar nga QKUK, ku i burgosuri po mbahej në kujdes intenziv.

“I burgosuri ka qenë në mbajtje të dënimit në Dubravë dhe ka pasur Anaurismae Aorta Abdominalis (AAA).  Trupi i të ndjerit  është dërguar për autopsi, për të verifikuar shkakun e vertetë te vdekjes”, thuhet në njoftim e SHKK.