Polici i vrarë në Istog, Izet Demaj. Foto: Kallxo.com

Detaje të ceremonisë së varrimit të policit Izet Demaj

Polici i rënë në detyrë dje në Istog , Izet Demaj do të varroset nesër në ora 14:30 në varrezat e Brigadës 138 të UÇK-së në Koshare.

Për ndër të kontributit të këtij heroi të ligjit, nesër flamuri do të ulet në gjysmë-shtizë.

Demaj i cili humbi jetën në moshën 42 vjeç, ishte bërë pjesëtar i Policisë së Kosovës që nga 8 janari i vitit 2001.

Ai po ashtu ka qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Izet Demaj është vrarë dje gjatë një grabitjeje të armatosur në Istog. Ai në përpjekje për t’i arrestuar hajdutët, në mbrojtje të qytetarëve dhe të të punësuarve që u morën peng në një filiale të bankës NLB në Istog, pas plagëve nga armë zjarri vdiq Izet Demaj, polic i Policisë së Kosovës me ç’rast u vra edhe grabitësi i bankës.

Në mbrëmje, Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim në të cilin thuhet se varrimi i policit të vrarë Izet Demaj do të bëhet të shtunën në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 138 të UÇK-së në Koshare. Kjo pasi më herët gjatë ditës ishte thënë se varrimi i Demajt do të bëhet në Vrellë.

https://kallxo.com/polici-izet-demaj-varroset-neser-prane-deshmoreve-te-koshares/

Artikulli është edituar në 18:51.