Detaje rreth vrasjes në Viti i dyshuari dhe i vrari kushërinjë

Një person është vrarë pas një rrahje që ka ndodhur mes dy familjeve në fshatin Sadovinë e Qerkezve në Viti.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se në rrahjan e cila ka ndodhur mes dy familjeve për shkak të një kontesti pronësor, janë përdorur mjete të forta, ku një person është vrarë, ndërsa disa të tjerë kanë pësuar lëndime.

Viktimë e këtij rasti është M.I, 59 vjeçar, i cili është kushëri i të dyshuarve

Prokuroria ka sqaruar se në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Hetimeve Regjionale, të Policisë së Kosovës, si dhe prokurori kujdestar, të cilët kanë vëzhguar vendin e ngjarjes, ku prokurori i shtetit ka kërkuar që trupi i pa jetë i viktimës, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë.

Në lidhje me këtë rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar B.I, dhe F.I, për vraje, ndërsa të dyshuarit I.I, I.I, dhe S.I, për pjesëmarrje në rrahje.

Për të dyshuarit është lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarve do të ndërmerrë të gjitha veprimet e tjera hetimore.

KALLXO.com raportoi më herët për vrasjen në Viti.