Foto: RTV 21

Detaje nga Organizimi i ‘Epopesë së UÇK-së’

Qeveria e Republikës së Kosovës nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj më datat 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithë-popullor ”Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Këshilli Organizativ në shkallë republike i kryesuar nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka përgatitur një agjendë 4 ditore me aktivitete politike, akademike, ushtarake, kulturore dhe sportive.

Në vijim mund të mësoni për aktivitetet që do të zhvillohen.

Programi i manifestimit:

Më dt.03 dhe 04 mars 2018 realizohet vrapimi “Shtegu i Shpresës”, nisja nga Prekazi në orën 1300.

Më 5 mars 2018 · Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë e mësimit t’i kushtohet “Epopesë së UÇK-së”, Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në ora 10:00 do të realizohet Seanca Solemne e cila do t’i kushtohet “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të tjerë për liri. ·

Kuvendet Komunale të Republikës së Kosovës do të realizojnë seanca solemne për nder të kësaj ngjarjeje historike. ·

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së e përcjellë me programin kulturor dhe artistik. ·

Zbulimi i mozaikut (Mozaiku me gëzhoja) të Komandantit Legjendar Adem Jashari në Prekaz në ora 14:00. ·

Në Tiranë duke filluar nga ora 18:00 në Muzeun Kombëtar do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Më 6 mars 2018 · Në orën 09:00 fillon konferenca shkencore “Jasharët dhe Lufta Çlirimtare”. (Salla e Konferencave në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, Kryeministri bën hapjen) ·

Nga ora 10:00 deri në orën 12:00 do të bëhen homazhe pran varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Komunës së Skenderajt. ·

Nga ora 12:00 bëhen homazhe në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë. ·

Në orën 17:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të mbahet “Akademi Përkujtimore” kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. ·

Ora 19:00 Ekspozita kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Muzeun e Kosovës në Prishtinë. (Hapja: MKRS).

Më 7 Mars 2018 · Në Shkup duke filluar nga ora 12:00 në Sallën e Operës mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liri. ·

Nga ora 18:00 në Komunën e Skenderajt do të mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve”, ku fillimisht në kompleksin memorial “Adem Jashari” do të ndezen flakadanët dhe me pas ne sheshin “Adem Jashari“ do te mbahet një program kulturor-artistik. ·

Në kuadër të manifestimit do të realizohen edhe aktivitete: Turneu në shah, Turneu në volejboll,turneu në futsall, turneu i shenjëtarisë dhe shigjetarisë.