Foto: KALLXO.com

Detaje nga aksioni i Specialëve në Gjakovë

Policia e Kosovës është duke e vazhduar edhe në këto momente operacionin e gjerë të nisur sot pasdite në Gjakovë.

Shënjestër e këtij operacioni, në të cilin po marrin pjesë rreth 100 policë, janë lokalet e lojërave të fatit, të cilat janë ndaluar me Ligj, i cili ka hyrë në fuqi më 10 maj 2019.

Operacioni, në të cilin po marrin pjesë edhe Njësitë Speciale të Policisë, po zhvillohet në Qarshi, afër Stacionit të Autobusëve dhe në rrugën “Musa Zajmi”.

Ligji kundër lojërave të fatit është miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 28 mars 2019.

Këto janë pamjet ekskluzive që i sjell KALLXO.com nga operacioni në Gjakovë.

Policia në aksion në Gjakovë – Foto: KALLXO.com