Dështon tenderi i Policisë për blerjen e mjeteve për menaxhim të trazirave
25.9.2018 - 14:29
Me 28 qershor Policia e Kosovës kishte hapur tender për furnizim me automjete për menaxhimin e krizave në rast të për trazirave.
Por, Policia e Kosovës ka anuluar këtë tender më 5 shtator.
Anulimi i tenderit sipas njoftimit është bërë për shkak se asnjë nga ofertat e pranuara nuk ishte e përgjegjshme.
Në tenderin e hapur nga Policia e Kosovës, vlera e parashikuar e kontratës për furnizim me automjete për trazira ishte paraparë të jetë 1 milion e 543 mijë e 260 euro.
Në bazë të tenderit i cili ishte hapur, ishte paraparë që Policia e Kosovës të furnizohet me 16 automjete për trazira.
KALLXO.com ka raportuar për tenderin e Policisë së Kosovës për blerjen e automjeteve për trazira.
https://kallxo.com/policia-e-kosoves-blene-mjete-te-renda/