Ndertesa e Komunes se Pejes, Pej. 04 Qershor 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Dështon seanca për mallra me afat të skaduar

I paraparë të mbahej sot, gjykimi ndaj Mariya Mulliqajt është shtyrë për një datë tjetër me arsyetimin se gjykata nuk ka arritur ta gjejë adresën e pronares së biznesit.

Mariya Mulliqaj është paditur nga inspektorati sanitar i Pejës me pretekstin se gjatë inspektimit në biznesin e saj inspektorati kishte zbuluar mallra me afat të skaduar.

“ Me rastin e mbikëqyrjes inspektuese të kryer nga ana e inspektoreve sanitarë të komunës së Pejës, janë hasur artikuj me afat të skaduar, të cilat pas verifikimit janë larguar nga shitja nga ana e inspektoreve sanitar “, thuhet në kërkesën e inspekcionit sanitar.  Në nisje të seancës gjykatësi i qeshjes ka njoftuar se e paditura ka mbyllur biznesin e saj ndërsa ka kërkuar nga policia që të verifikoj adresën e të paditurës.

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensionit Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’