Gjykimi për ryshfet ndaj Izet Hotit- drejtori i shkollës së mesme të Malishevës “Hamdi Berisha” - 06.02.2019

Dështon seanca ndaj drejtorit të Gjimnazit të Malishevës për marrje ryshfeti

Seanca nga të akuzuarit për marrje ryshfeti, Izet Hoti është shtyrë. Kjo pasi mbrojtësi i të akuzuarit Hoti, avokati Emrush Kastrati kishte kërkuar nga gjykata shtyrjen e kësaj seance, me arsyetimin se është i angazhuar në një seancë tjetër në Pejë.

Ndërkaq kryetari i trupit gjykues Shaqir Zika, caktoi datën 6 mars për mbajtjen e kësaj seance të korrupsionit.

Izet Hoti- drejtori i shkollës së mesme të Malishevës “Hamdi Berisha”, dyshohet të ketë kryer veprën penale marrja e ryshfetit.

Dy seanca të tjera të këtij gjykimi ishin shtyer, njëra për shkak të mungesës së të akuzuarit e tjetra për shkak të mos-pajisjes me provat e aktakuzës nga ana e Prokurorisë.

 

https://kallxo.com/nuk-mbahet-gjykimi-ndaj-drejtorit-te-malisheves-te-akuzuar-per-ryshfet-me-mbremjen-e-matures/

 

https://kallxo.com/deshton-gjykimi-per-drejtorin-e-shkolles-qe-dyshohet-se-mori-ryshfet/

 

Në gjykimin e sotëm ishte prezent edhe prokurori Ali Uka dhe i dëmtuari Gëzim Kastrati.

Në seancën e parë të mbajtur në muajin tetor, i akuzuari Izet Hoti ishte deklaruar i pafajshëm.

 

https://kallxo.com/izet-hoti-drejtor-i-shkolles-ne-malisheve-deklarohet-per-akuzat-e-prokurorise-per-marrje-te-ryshfetit/

 

Për këtë rast avokati Emrush Kastrati kishte bërë kundërshtimin e aktakuzës dhe provave të saj, mirëpo Gjykata Themelore në Gjakovë, të njëjtën kërkesë ia kishte refuzuar.

Avokati Kastrati i ishte drejtuar Gjykatës së Apelit me ankesë, por e njëjta gjykatë i kishte dhënë të drejtë Gjykatës së Gjakovës, duke ia refuzuar ankesën si të pabazuar.

Sipas aktakuzës, dyshohet se Hoti në maj të këtij viti ka keqpërdorur autoritetin e tij zyrtar, duke kërkuar 1.500 euro nga Gëzim Kastrati- menaxher i restaurantit “Bimi 2”, për organizimin e mbrëmjes së maturës.

 

https://kallxo.com/avokati-i-drejtorit-te-akuzuar-per-marrje-ryshfeti-ne-cd-ska-elemente-te-vepres-penale/

 

.