Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim

Në mungesë kuorumi Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi nuk ka mundur të mbajë mbledhjen e parë të sesionit pranveror.

Deputetët që munguan në këtë mbledhje ishin Fidan Rekaliu, Valentina Bunjaku Rexhepi, Driton Çaushi, Abdyl Salihu dhe Verica Ceranic.

Kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi shprehi pakënaqësinë e tij që edhe këtë sesion si ai vjeshtor, deputët nuk marrin pjesë në komision.

“Arsyja pse kjo mbledhje pa u fillu duhet me përfundu është sepse nuk ka kourum, gjë që ka ndodhur disa herë në ketë komision. S’është mirë që po ndodhë. Kjo është cështje e organizimit të brendshëm të Kuvendit megjithatë,do të bëjmë përkjepjeje ta tejkalojmë. Ndjehem keq që edhe këtë sesion si ai vjeshtor po vazhdojmë me të njëjtin problem”, tha Kurteshi.

Ai shtoi se mbledhja e radhës është pas një jave.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të shqyrtohet Plani i punës për vitin 2019.