Dëshmi të Reja për Korrupsion në Gjykatën e Deçanit

Në filmimet të cilat do të transmetohen sonte, paraqiten negociatat për blerjen e vendimeve gjyqësore dhe për përshpejtimin e lëndëve në këtë gjykatë.

Filmimet paraqesin Fisnik Tolajn, djalin e i kryetares së gjykatës, Safete Tolaj,  duke premtuar anulimin e vendimeve në Gjykatën e Apelit e po ashtu dëshmi të tjera për dhënien e parave.

Emisioni i së premtes sjell edhe dëshmi të tjera për materialet të cilat i janë gjetur gjykatëses Tolaj në shtëpinë e saj në ditën kur policia kreu bastisje dhe arrestime bazuar në ato që u transmetuan në pjesën e parë të hulumtimit, javën e kaluar.

Në filmime të tjera të kryera në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit mund të ndiqni momentet kur policia arrestoi dhe e shoqëroi në gjykatë djalin e gjykatëses Tolaj.

Edicioni i së premtes është vazhdim emisioneve për dyshimet për korrupsion në gjykatën e Deçanit.

Në edicionin e kaluar ishin transmetuar dëshmi të tjera për aferë korrupsioni përfshirë kërkesat për marrjen mito të një trualli dhe një shumë prej 2 mijë euro në të gatshme.

Në fund të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton rubrikën “Policia” me aksionin e fundit të antidrogës në Zubin Potok.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 22:20 dhe repriza të hënën në mesditë.