Foto: Ilustrim

Dërgohet në spital pasi rrihet nga tre persona

Në komunën e Junikut janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një burrë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së shtunë në ora 10:00.