Inspektimi i stadiumit të Prishtinës. Foto: Kallxo.com

Dërgohet kërkesa që ndeshja Prishtina- Drita në luhet në Prishtinë

Kërkesa e klubit të Prishtinës si dhe e kryetarit të komunës Shpend Ahmeti që ndeshja Prishtina – Drita të luhet në Prishtinës sot i është dërguar Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Kosovës si dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Shpend Ahmeti e ka konfirmuar këtë gjë përmës një statusi në rrjetin social Facebook ku thuhet: “Edhe zyrtarisht e derguam kërkesen në Ministri e Federatë që loja e fundit Prishtina Drita të luhet në Stadiumin tonë të qytetit në Prishtinë”.

Ndeshja prishtina- Drita do ta vendosë se cila nga këto dy skuadra do të jetë kampione e Kosovës për sezonin 2017/2018.

Aktualisht në tabelë Drita është tri pikë para Prishtinës.