Ilustrim: Trembelat për Kallxo.com

Dërgesat e Diasporës, rreth 8 miliardë euro për 13 vjet

Nga viti 2006 e deri 2018, diaspora ka dërguar në Kosovë mbi 7.9 miliardë euro ‘para t’thata”.

Në vitin 2018, nga diaspora në Kosovë mbërritën 800.6 milionë euro. Rreth gjysma e këtyre mjete, apo 387.5 milionë euro u dërguar nëpërmjet Agjencive për transferimi e parave. Ndërsa 36 për qind e dërgesave apo 290 milionë kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet kanaleve tjera. Vetëm 123.1 milionë euro janë dërguar nëpërmjet bankave.

Krahasuar me vitin 2017-të, kur dërgesat e mërgimtareve ishin në vlerën e 759.2 milionë euro, në vitin 2018 kemi një rritje për 5 për qind apo mbi 41 milionë euro.

Nga viti 2006 e këndej, në Kosovë kanë mbërritur hiç më pak se 7 miliardë e 955.2 milionë euro.

Sipas kanaleve të dërgimi të mjeteve, BQK thotë se mbi 3 miliardë e 418.5 milionë euro janë apo 43 për qind e mjeteve të përgjithshme u dërguan në Kosovë nëpërmjet agjencive për transferimin e parave, mbi 2 miliardë e 930.5 milionë euro përmes mënyrave tjera të dërgimit në anën tjetër, mbi 1 miliardë e 606 milionë euro përmes bankave.

Vlera më e lartë e mjeteve financiare të dërguara nga Diaspora janë në vitin 2018-të me 800.6 milionë euro, ndërsa ajo më e ulët është në vitin 2006 me gjithsej 467.2 milionë euro.

Edhe në vitin 2008-të, siç njihet ndryshe edhe viti i krizës financaire globale, mërgimtarë dërguan 608.7 milionë euro me një rritje prej 3 për qind më shumë se në vitin 2007-të.

Bazuar në të dhënat e BQK-së i bie se mesatarisht 611.9 milionë euro u dërguan para në Kosovë, Çdo muaj të vitit i bie se mesatarisht u dërguan rreth 51 milionë euro përderisa çdo ditë i bie rreth 1.7 milionë euro.