Albulena Haxhiu në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Deputetja me Vetëm 500 Euro në Konto

Deputetja e cila udhëhoqi Komisionin për Legjislacion ka deklaruar se ka në konton e saj vetëm 500 euro ndërsa është në disa kredi dhe detyrime financiare në disa banka.

Haxhiu ka treguar se ka dy kredi në vlerë prej 9 mijë eurosh, një kredit kartelë në vlerë prej 1,500 euro si dhe një kartelë krediti në vlerë prej 950 euro.

Deputetja ka deklaruar se ka një banesë së bashku me bashkëshortin si dhe disa ari truall vlera e të cilave shkon në 80 mijë euro ndërsa të hyrat e familjes shkojnë në 25 mijë euro në vit.

Deklarimin e pasurise mund ta lexoni këtu