Teuta Haxhiu (AAK). Foto: Kallxo.com

Deputetja kërkon që policëve t’u paguhen orët shtesë në pikat kufitare

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i paguajë për orët shtesë policët kosovarë gjatë punës në pikat kufitare.

“Ftoj Qeverinë që ky problem të rregullohet njëherë e përgjithmonë, pasi kam biseduar me disa policë të cilët më thanë që më herët janë paguar, por tash jo më”, tha deputetja në seancën e Kuvendit.

Haxhiu gjithashtu kërkoi që të parandalohet rrënimi i mundshëm i shkollës për persona të verbër në Pejë.

Ajo shtoi se kësaj kategorie duhet t’i jepet ndihmë më e madhe.